TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj të moshës, 32 dhe 28 vjeç humbën jetën në një aksident që ndodhi të hënën rreth orës 10:40, në Bypassin e Vlorës në zonën Orikum-Kaninë pas rrëzimit të një kamioni.
Fillimisht policia njoftoi se kishte humbur jetën drejtuesi i kamionit, Armand Beu, 32 vjeç nga Kavaja ndërsa pasagjeri nuk u gjet për shkak të inerteve. Pas dy orë e 30 minutash kërkimesh policia njoftoi se gjeti të pajetë edhe 28 vjeçarin Klajdi Kaja, banues në Lushnje.
Për rethanat e aksidentit policia lokale jep pak detaje. Sipas tyre kamioni do t’i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e aksidentit fatal.
Ndërsa, Luan Biba, një prej administratorëve të kompanisë Biba-X, e cila është duke kryer asfaltimin e segmentit rrugor të Bypassit të Vlorës, tha se kamioni ishte pa peshë dhe se aksidenti kishte ndodhur “ose si pasojë e shpejtësisë ose pakujdesisë”.
“Për ne kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ishin punonjësit tanë dhe lanë pas familje dhe fëmijë”, -tha Biba.
Ky është aksidenti i dytë në kantierin e Bypassit të Vlorës. Rreth një vit më parë, shkëputja e një masivi shkëmbor, dëmtoi shoferin e një kamioni