TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompozitorja Diana Ziu, thotë se Shqipëria u përfaqësua në mënyrën më të shëmtuar estetikisht në Eurovision.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,
"Ta fillojmë te kënga. Unë kam mendim që pa e evidentuar kaq shumë si Ronela, ose atë që ndodhi me këngëtaren si vajzë dhe artiste, të dalim se si filloi kjo gjë. Cfarë është prodhuar? Kush e çoi atje? Ka shumë pikëpyetje që sollën dështimin.
Diçka që është e bukur flet vetë. Diçka e kompletuar flet vetë.
Askush nuk e ka me këngëtaren dhe tekstin, por në tërësi, ambienti, artistë, kanë dhënë një mendim jo pozitiv për tekstin, për paraqitjen, për elementet dhe komponentët që e bëjne të tërën këtë këngë.
Nuk them se është turp për këngëtaren, por është turp që përfaqësuam vendin në mënyrën më të shëmtuar estetikisht", tha Ziu.