AKTUALITET, 16 Maj 2022, 22:20

Dy kallëzime pa përgjigjie, qytetarja në Lushnjë: Ish bashkëshorti ka tentuar të përdhunojë fëmijët

Dy kallëzime pa përgjigjie, qytetarja në Lushnjë: Ish

Një qytetare nga Lushnja është ankuar në emisionin Fiks-Fare se nuk po gjen të drejtën nga organet e drejtësisë. Ajo dyshon se ish bashkëshorti ka tentuar të përdhunojë 2 fëmijët e saj dhe ka bërë veprime të turpshme në sy të tyre, vajzën që e ka me një ish bashkëshort tjetër, dhe djalin që e ka me këtë për të cilin ngre dyshimet.

Qytetarja e shqetësuar tregon se para 2 vitesh ka ngritur një kallëzim penal për ish- bashkëshortin, pasi sipas saj bënte vepra të turpshme në sy të vajzës, por deri më sot ajo tregon se nuk është bërë asgjë.

“Përderisa nuk është bërë asgjë për vajzën , ai po e bën dhe me djalin se nuk ka frikë” shprehet e shqetësuar qytetarja.

Ajo tregon se ka vajtur shpesh herë në prokurori ka bërë dhe shkresa, por asnjë përgjigje nuk ka marrë. “Prokurore Merita thotë e ka çështjen Natasha, kjo e fundit thotë s’kam asnjë çështje tënden” sqaron denoncuesja.

E gjendur përpara kësaj situate e ëma e dy të miturve kërkon ndihmën e Fiksit, jo vetëm për fëmijët e saj siç shprehet ajo, por edhe për fëmijë të tjerë që mund të bien pre e ish-bashkëshortit të saj. “Kërkoj vetëm të dalin me një vendim, sido që të jetë ai” thotë denoncuesja.

Fiksi solli bisedën e qytetares me prokuroren Merita Selimi e cila i thotë se çështja e vajzës e regjistruar para 2 vitesh i ka kaluar prokurore Natasha Qirko, ndërkohë kjo e fundit e informon qytetaren nëpërmjet punonjësit të prokurorisë se nuk ka asnjë çështje me të.

Por jo vetëm aq, qytetarja disponon disa shkresa ku kërkon informacion në Prokurorinë Lushnjë mbi çështjen e vitit 2020, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje, nuk është njohur me dosjen dhe s’ ka mundur të shohë raportin psikologjik që i është bërë të miturës. E gjendur para këtij fakti ajo kërkon që të mos ndodh e njëjta gjë dhe me kallëzimin që ka bërë për djalin. Por dhe kallëzimi i fundit sërish ka mbetur pa përgjigje nga ana e Prokurorisë Lushnjë./Top Channel