TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se zgjedhja e Presidentit të Republikës është një proces qesharak dhe kjo si pasojë e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se kushtetuta ishte produkt i një pazari mes Ramës dhe Berishës dhe se ajo që po ndodh sot me Presidentin, është një proces shumë qesharak.
Pjesë nga biseda:
Neritan Sejamini: Kushtetuta jonë dhe sistemi politik është qesharak kur vjen puna ate Presidenti. Ndryshimet e 2008, ishin pazare politike mes ramës dhe Berishës. Berisha i dha sistemin Ramës, ky i hoqi sikletin e zgjedhjes së Presidentit. Ky rregullim është një Pazar politik. Ka më qesharake, se të ketë tre raunde ku nuk vjen asnjeri? E dyta, që kjo con në krizë, është vënë aty për të cuar në krizë. Fakti tregon që ky proces është bërë qesharak. Kur kushtetuta kërkon 3/5, e ka parashikuar. Negociata që bëhen sot janë qesharake, sepse ju nuk ju pyet njeri fare. Rama do të zgjedhë cfarë ti dojë qejfi dhe do të krijojë fasadë, sic e përdor gjithmonë PD-në. Kjo kushtetutë ja lë Ramës.
Pse negocion ti me Fatmir Mediun?
Oerd Bylykbashi: Është proces politik, prodhon qëndrime.
Neritan Sejamini: Proces politik është kur flet me Ramën, jo me Monika Kryemadhin dhe Fatmir Mediun. Kur nuk ke votë nuk është proces politik.
Oerd Bylykbshi: Ne marrim pjesë nëse hapërsira i jepet opozitës. Ne kemi vetëm votën tonë.