AKTUALITET, 16 Maj 2022, 19:25

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore të 2023? Rama: Duhet t’i fitojmë

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore të 2023? Rama: Duhet

Partia Socialiste ka hapur sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë në të gjitha bashkitë.

Kryeministri Rama gjatë një prezantimi për Këshillin Koordinues të Qarkut dhe Asamblesë së Tiranës u shpreh se procesi duhet të jetë i hapur.

Rama: Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të garantuar që procesi të jetë shumë i hapur dhe të gjithë që mendojnë se mund të ofrojnë kandidaturën e tyre për të drejtuar PS, fillimisht në 61 bashkitë, pastaj në të gjitha njësitë bashkiake dhe nga ana tjetër për të qenë ne të vëmendshëm që të identifikojmë me seriozitet kandidatët më të mundshme. I gjithë procesi të kalojë një një filtër të dyfishtë. Në filtrin e anëtarësisë dhe pastaj në filtrin e komisionit të posaçëm i cili është ngritur për t’i kaluar partisë opinionin për kandidaturat më të mira.  Na takon ne që ta ndërtojmë këtë besim në këtë proces. Ne e dimë si janë bërë këto procese në raste të caktuara që në fund na kanë lënë pa lidership politik në nivelin vendor në parti. Gjithë lidershipin pastaj e kanë marrë kryetarët e bashkisë. Duke qenë jetë detyrimisht e lidhur dhe me interesat dhe duke pasur kryetarët e bashkisë mundësinë që të ndikojnë përmes forcës së autoritetit dhe aftësisë për t’i ardhur sipas avazit njëri-tjetrit është krijuar një situatë ku ata që mund të jenë vërtet të talentuar ta bëjnë këtë rol nuk e marrin përsipër.

Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore. Koha kalon shumë shpejt. U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjërat të jashtëzakonshëm që ne do donim mos ndodhnin kurrë. Por kanë ndodhur dhe ne duhet të përballemi me to. Tërmeti, pandemia, tani kjo situata tjetër (lufta) që nuk dihet sa zgjat. Por zgjedhjet janë aty, ne duhet t’i bëjmë dhe duhet t’i fitojmë. Dhe sigurisht që për të fituar zgjedhjet na duhet jo vetëm të përsërisim gjithçka të duhur që kemi bërë deri tani, por na duhet të shkojmë edhe më tej.