AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 13:00

Dështon seanca për Alda Klosin, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja

Dështon seanca për Alda Klosin, gjyqtarja jep dorëheqjen nga

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës.

Por seanca e të martës ndaj ish-zyrtares, të cilës iu vodh një shumë parash prej rreth 520 mijë euro në banesë nga pastruesja Rozeta Dobi, ka dështuar.

Shkak mësohet se është bërë dorëheqja e gjyqtares Vjollca Spahiu nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi.

Alda Klosi kërkoi lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.