AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 17:57

VIDEO/ Pamjet e reja/ Momenti i aksidentit në Tiranë, autobusi merr përpara dy automjetet në lëvizje. Këmbësorja në stacion shpëton për ‘fije të perit’

VIDEO/ Pamjet e reja/  Momenti i aksidentit në Tiranë, autobusi merr

Autobusi i unazës që u përfshi në aksident mesditën e sotme në Tiranë rezulton të ketë qenë shkaktar i përplasjes së fortë që solli disa të plagosur.

Në këto pamje duket qartë se autobusi godet fillimisht një automjet që ndodhet pas makinës tip “Porche”.

Më pas në përplasje zinxhir, goditet nga pas edhe automjeti tip “Porche”, i cili manovron për të shmangur një përplasje më të fortë por përfundon para autobusit.

Autobusi nis të lëvizë shpejt duke e përplasur atë, dhe bën që të dalë në trotuar, duke rrezikuar jetën e një këmbësoreje që qëndronte në stacionin e autobusit.

Kjo e fundit largohet me shpejtësi duke i shpëtuar aksidentit, që mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.