TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, pasi u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal si dhe për drejtim të këtij grupi.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.
Sipas dosjes gjyqësore, Sefa rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë tij.
Fillimisht, ai ishte dënuar me 17 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj. Sefa do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, duke nisur nga momenti i arrestimit të tij.