TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivistja e "Orgazatës Politike", Gresa Hasa, ka zgjedhur të vrapojë në Maratonën e Tiranës, me një bluzë ku ishte stampuar fotografia e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që humbi jetën në sharrë, vrasja e të cilit asnjëherë nuk u zbardh plotësisht.
"Sot mora pjesë për herë të parë në një maratonë: në gjysmë-maratonën e Tiranës. Nuk e kisha menduar kurrë se do të mund të vrapoja 21 km në rreth më pak se tri orë. Ishte tejet sfiduese! Ngjarje të tilla i konsideroj të rëndësishme, ndaj vendosa që të zgjedh një kauzë për të dhënë një mesazh politik dhe shoqëror. Vdekja e Ardit Gjoklajt ka qenë një prej tragjedive më të tmerrshme dhe shokuese në Shqipëri, ndaj vendosa të përdor imazhin e tij për të kujtuar se si Arditi ka me qindra e mijëra të rinj në Shqipëri të cilëve iu merret jeta enda pa e nisur atë, duke u shfrytëzuar në punë e prej allishverive të oligarkëve kriminelë në pushtet. Gjithashtu, kushdo që e ka vrarë Arditin, ende s'është vënë përpara drejtësisë", shkruan Gresa Hasa.
/TPZ.AL/
