TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistja Arvina Lleshi, në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë një njoftim për qytetarët, duke i ftuar ata që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për ditën e nesërme te selia e Partisë Socialiste.
Aktivistja the se mbledhja e “qeverisë së krimit” do të zhvillohet nesër në orën 17:30 në selinë e PS-së, dhe u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në tubim.
“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët. Nesër, qeveria e krimit, në orën 17:30, ka mbledhje te selia e PS-së. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë mundësi të marrin pjesë”, u shpreh aktivistja.
Aktivistja u kërkoi protestuesve të merrnin me vete vezë, për të “përshëndetur” ministrat. “Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës, duke iu thënë: “Nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni”. Mos harroni, nesër te selia e PS-së”, tha ajo.