TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve.
Sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra, është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i. Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili.
Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti person apo nga persona të ndryshëm.
Burimet bëjnë me dije se hetimi po vijon për të përcaktuar autorët dhe për të verifikuar nëse pas mesazheve fshihet një organizim i koordinuar.