AKTUALITET, 27 August 2026, 20:00

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, thirrje kundër klasës politike

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës qytetare.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë bulevardit, ndërsa pritet që tubimi të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime.