TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kontrolleve blic që janë ushtruar në shtëpitë e gjyqtarëve të çështjes Dajti, mësohet se në shtëpinë e njërit prej tyre Skënder Damini janë gjetur para, armë dhe municione.
Bëhet fjalë për banesën e tij që ndodhet në zonën e Freskut në Tiranës, ndërsa operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit. Gjyqtari Damini është shoqëruar nga ana e policisë vendore të Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij Arjan Ndoji.
Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Arjan Ndoj në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit.
Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së sotme në shtëpitë e 3 gjyqtarëve, Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli të cilët dyshohen për korrupsion.