AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 16:37

Aksidenti tragjik në Shkup/ Publikohen emrat e viktimave, shumica nën 30 vjeç

Aksidenti tragjik në Shkup/ Publikohen emrat e viktimave, shumica nën

Janë identifikuar tashmë 14 viktimat e tragjedisë së mbrëmshme të autobusit që u aksidentua në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Në listën e emrave të viktimave vihet re edhe mosha e re e shumicës prej tyre e cila rezulton nën 30-vjeç.

Mediat maqedonase kanë bërë publike këtë listë ndërkohë që bëjnë me dije se, bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethinat.

Nga hetimet paraprake që janë bërë për shkaqet e ngjarjes rezulton se, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e lëndëve alkoolike.

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

 Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.