TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme një i ri është gjetur i vrarë në automjetin e tij në Fushë Krujë.
Mësohet se viktima është 22 vjeçari, Ledi Çypi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, ndërsa trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë për ekspertizën mjeko-ligjore.
Çypi nuk ishte person problematik dhe nuk kishte pasur probleme me drejtësinë.
Ai ishte kthyer nga Italia vetëm dy ditë më parë dhe do kthehej sërish pas dy ditësh.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak nga policia
Më datë 18.02.2018, rreth orës 20:20, në fshatin Gramëz, Krujë, prapa banesës së tij, (në garazh)në automjetin tip Fiat është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.Ç. 22 vjeç, banues në Gramëz Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54 , të cilën e mbante pa leje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.
