AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 15:10

Aksidenti fatal në Tiranë, identifikohet viktima (Emri)

Aksidenti fatal në Tiranë, identifikohet viktima (Emri)
Policia ka identifikuar viktimën e aksidentit të ndodhur në Yrshek të Tiranës. Viktima është Ali Fuçia, rreth 65 vjeç, bënë me dije burime policore.

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, një kamion ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekje. Viktima, është ende i paidentifikuar nga policia.

“Rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin A.Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.