AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 09:24

Putin: Trump dëshiron marrëdhënie të mira SHBA-Rusi

Putin: Trump dëshiron marrëdhënie të mira SHBA-Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Donald Trump e dëgjon dhe ka treguar gatishmëri për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Rusi, pavarësisht mosmarrëveshjeve në politikën e brendshme.

“Ndoshta ai vepron ashtu me dikë tjetër, mirëpo në atë rast të tjerët duhet fajësuar. Unë kam dialog plotësisht normal dhe profesional dhe të dhe natyrisht se ai më dëgjon. E shoh se ai reagon në argumentet e mia” u shpreh Putin.

Presidenti rus u shpreh me siguri se Trump dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, sipas tij presidenti amerikan ka treguar gatishmëri për të stabilizuar marrëdhëniet e tensionuara.

Putin nuk përjashtoi mundësinë që Rusia me SHBA të mos bien dakord për shumë çështje, por kjo nuk e pengon normalizimin e marrëdhënieve. TPZ.AL