TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar si shqetësues numrin e konsiderueshëm të të miturve që janë përfshirë në protestat e dhunshme, duke theksuar nevojën për një qasje më të kujdesshme ndaj tyre.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se çdo person që kryen akte dhune duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, por theksoi se, në rastin e të miturve, përpara ndëshkimit duhet të identifikohen dhe të neutralizohen burimet që i nxisin drejt dhunës.
Sipas kryeministrit, dhuna mund të drejtohet ndaj kujtdo dhe të cenojë lirinë e individëve në institucione arsimore, universitete apo sipërmarrje private.
"Të gjithë dhunuesit duhet të jenë përgjegjës ndaj asaj që kryejnë. Dhuna në një moment mund të përdoret kundër mësuesit, pedagogut, kundër shkollës, universitetit, kundër pronarit të sipërmarrjes, mund të përdoret kundër kujtdo, që mund të shihet si pengesë, që mund të cenoje lirinë e tjetrit. Përpara se këta fëmijë të mendojmë t’i dënojmë, duhet të mendojmë si të neutralizojmë burimet, nga ata joshen me dhunën. Përpara se të gjejmë se kush i përdori, duhet t’i ndihmojmë që të ikin nga kjo rrugë. Nëse për një të rritur, dënimi i merituar dhe izolimi e përfundon misionin dhe funksionin e shtetit në raport me sigurinë, për një të mitur duhet më tepër kujdes”, tha Rama.
Kryeministri theksoi kështu rëndësinë e një trajtimi të diferencuar për të miturit, duke vënë në dukje se përtej përgjegjësisë për veprimet e tyre, nevojiten masa parandaluese dhe ndërhyrje për t'i larguar nga rruga e dhunës.