TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zelanda e Re do të fillojë të vaksinojë pa pagesë gjithë qytetarët e këtij vendi deri në mesin e vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar sot kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se ka siguruar mjaftueshëm vaksina për pesë milionë banorë.
Në marrëveshjet e arritura janë siguruar 7.6 milionë doza të vaksinës nga AstraZeneca dhe 10.722 milionë tjera nga Novax, që janë mjaftueshëm për më shumë se 9 milionë njerëz, duke marrë parasysh se të dy vaksinat jepen me nga dy doza.
“Do të jetë imunizimi më i madh në historinë e Zelandës së Re”, ka thënë Ardern gjatë një konference për media.
Ajo ka shpjeguar se në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm do të vaksinohen policët kufitar dhe punonjësit shëndetësor.
Zelanda e Re është ndër vendet e pakta që me sukses ka arritur ta luftojë përhapjen e coronavirusit, ku deri më tani në këtë vend janë infektuar vetëm 1.744 persona, ku prej tyre 25 kanë humbur jetën.