TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner ka folur për mediat nga Fieri.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, Steiner tha se liria e shtypi është diçka për t’u vlerësuar dhe e qenësishme.
Sa i përket vaksinës anti-COVID, ambasadori Steiner tha se po bëhen përpjekje e duhura në bashkëpunim me BE.
“BE dhe Austria e përkrahin Shqipërinë në tejkalimin e situatës. BE e ka ndihmuar Shqipërinë edhe me ndihma mjekësore, me pajisjen e spitaleve.
Për vaksinën anti-COVID janë bërë përpjekjet e duhura qoftë me Bashkimin Europian, qoftë për vendet e Bashkimit Europian dhe për vendet e Ballkanit që të mundësohet diçka e tillë edhe në Shqipëri”, deklaroi ambasadori austriak.