TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Portokallia” meriton të dekorohet nderi i kombit”, është kjo deklarata që Agron Llaka, lëshoi në emisionin Xing me Ermalin edhe pse i përjashtuar nga emisioni “Portokalli” në Top Channel, i cili në fillimet e veta identifikohej nga figura e humoristit shqiptarë.
I pyetur nga Ermali nëse “Portokallia” do ishte në një stad më të lartë, nëse do përbëhej akoma me kasën e vjetër të aktorëve, Llaka përgjigjet se nuk mund të ishte, sepse po të ishte, do rrëzohej cikli i fillimit dhe i zhvillimit.
Gjithashtu ai sjell në vëmendje arsyet se si u largua nga “Portokalli”.
“Më kishte ftuar Ardit Gjebrea te “Kënga Magjike” dhe unë lajmëroj vetëm regjisorin Altin Basha. Në fakt nuk e kisha për detyrë ta bëja një gjë të tillë. Ishte ditë e shtune, të nesërmen jepej “Portokallia”. Vë re që asnjë material i imi, nuk ishte në transmetim. Aty kuptoj se diçka nuk shkon. Të nesërmen më thirri në zyrë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, ku më komunikon se duke filluar nga ajo ditë, unë do isha vetëm drejtor artistik i “Portokallisë”. I thash që jeta ime është në skenë dhe për drejtor jeni ju vetë. Dhe në fund më bënë dhe një nderë, më mbajtën dhe dy rroga”, - përfundon Agron Llaka. tpz.al