TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mustafa Nano, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Opinion" në TV Klan.
Nano është ndalur tek kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas Nanos, procesi ndaj Tahirit u politizua dhe prokurorët nuk bindnin me provat e tyre.
"Prokurorët nuk të bindnin. Me provat që kishte prokuroria, nuk mund të arrestohej Saimir Tahiri."
Sipas Nanos, pati një politizim të procesit.
"Prokuroria u bë njësh me opozitën dhe ky nuk është faji i prokurorisë por i opozitës. Prokuroria nuk duhet të ngatërrohet me deklarata publike. Prokuroria ta qepi, sepse e kompromenton të gjithë procesin, qoftë nga mediokriteti i prokurorëve, qoftë nga politizimi."
Nano tha se po të ishte ai deputet, sot do të kishte votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit.
/TPZ.AL/