AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 22:38

Shkullaku: Rama ka shpikur kasetat, u ka dhënë asetet publike pronarëve të mediave

Shkullaku: Rama ka shpikur kasetat, u ka dhënë asetet publike

Gazetari dhe analisti, Armand Shkullaku, kritikoi fort sulmin e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë. Shkullaku kujtoi se Rama ka qënë i vetmi politikan i cili kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës merrte çdo drejtues media për të transmetuar kronikat e tij të lajmeve.

"Në asnjë vend të botës, nuk vlerësohet media nga qeveria. Media vlerësohet vetëm nga publiku. Nëse gazetari manipulon, atëherë publiku e dënon duke mos e ndjekur. Të gjithë e kujtojnë, kur Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, merrte çdo gazetar, çdo redaktor, kryeredaktor apo drejtor dhe i lutej aman hiqe apo vëre këtë kronikë. Këtë nuk e ka bërë kurrë as Fatos Nano, as Sali Berisha dhe madje as Ilir Meta." - u shpreh Shkullaku.

"Nuk ka njeri tjetër në Shqipëri përveç Ramës, që nuk ka shpërndarë asete publike ndaj pronarëve të mediave. Me Uzinën Autotraktorëve, me Ish Kinostudion etj. Edi Rama ka shpikur për herë të parë kasetat që dërgohen në media. Rama nuk ka ndonjë titull akademik, apo ndonjë titull shkencor, ska as master, që t'i sulmojë gazetarët" - shtoi më tej Shkullaku.

/TPZ.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=zs-L1UuQuLI