AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 23:26

Berisha në avion, pasagjerët ngrihen në këmbë për fotografi

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka postuar foto ditën e sotme në profilin e saj në “InsaStory”.

Në këto foto të shkrepura në avion, shihet Berisha teksa ka ngritur në këmbë “simpatizantët” që ndodheshin aty.

Të gjithë janë “sulur” drejt tij së bashku me “armën” e tyre, celularin, për të shkrepur një foto.

Ish-zëdhënësja Erla Mëhilli, ka postuar foton me mbishkrimin “Foto Trafik”.