AKTUALITET, 31 Janar 2019, 21:53

A ka patur takime sekrete Thaçi-Vuçic në Itali? Ja përgjigja e presidentit

A ka patur takime sekrete Thaçi-Vuçic në Itali? Ja

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, është pyetur lidhur me negociatat e Kosovës dhe Serbisë, për të arritur në një marrëveshje përfundimtare dhe nëse ka patur takime sekrete mes tij dhe Presidentit Vucic.

Thaci u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se të gjitha takimet mes tij dhe Vucic, kanë ndodhur në prani të liderëve të tjerë të Ballkanit.

 Fatos Lubonja: Problemi tjetër pas kësaj është, në politikat e brendshme, përse Thaci nuk e thotë këtë, por përdor një mënyrë me dyer të mbyllura, flitet gjithmonë biseda të fshehta me Vucicin, por nuk ua thonë shqiptarëve,

Në transparencën e një cështje kaq të madhe, sepse një nga gjërat kryesore që ka demokracia është pjesëmarrja në vendimarrje.

 Ylli Rakipi: Thonë se ka takime sekrete, se jeni takuar në Itali

Hashim Thaçi: Takime të mbyllur nuk ka patur dhe nuk do të ketë. Takime të presidentëve të vendeve të rajonit, unë para katër-pesë ditësh, u takova me Vucicin në takim me liderët e Ballkanit perëndimor. Mos prit nga unë që ta godasë me shpullë apo me grusht [Vucicin]. Luftën e kemi fituar. Dhimbjen më të madhe e kam të ulem me atë njeri në tavolinë, është e vështirë dhe e rëndë, por është një zgjedhje e qytetarëve të Serbisë, unë nuk mund ta ndërrojë, pse ka qenë bashkëpunëtor i Milloshevicit. As Serbia, nuk mund të ndërrojë Hashim Thaçin, me dikë tjetër.

/TPZ.AL/