AKTUALITET, 31 Janar 2019, 21:40

Marina portugeze kap 2,5 tonë kokainë në Atlantik

Marina portugeze kap 2,5 tonë kokainë në Atlantik

Policia portugeze njoftoi sot se ka kapur rreth 2,5 tonë kokainë dhe arrestuar 11 persona në bordin e një anieje që mbante flamurin e Panamasë pranë brigjeve të Portugalisë.

Në një operacion të përbashkët mes marinës dhe forcave ajrore portugeze, 11 persona, të gjithë europianë, shumica e të cilëve nga Europa e Lindjes u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim.

“Sasia e kokainës së kapur mund të ketë një vlerë tregu mes 100 dhe 125 milionë euro sipas tregut ku do të shitet”, theksoi para medias përgjegjësi i luftës kundër drogës në policinë gjyqësore portugeze, Artur Vaz.