TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton. Përmes një postimi në “Facebook” teksa zbulon bisedën me të, Thaçi shkruan se Kosova do vazhdojë partneritetin e përhershëm me SHBA-në.
“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së.
Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump.
Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme. HTH”, shkruan Thaçi.