AKTUALITET, 31 Janar 2019, 17:53

Basha nga Unaza e Re: Vendi i Ramës është vetëm në burgun 313!

Basha nga Unaza e Re: Vendi i Ramës është vetëm në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vazhduar ditën e sotme akuzat ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Duke folur tek banorët e Astirit që janë në ditën e tyre të 90 të protestës, Basha është shprehur se vendi i Edi Ramës është vetëm në burgun 313.

‘Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgu 313, bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.