TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Diasporë vijojnë të përballen me një numër të madh sfidash.
Njëra prej tyre dhe më kryesorja ka të bëjë me ruajtjen e identitetit shqiptar dhe tejçimin e ndjesisë kombëtare tek fëmijët e tyre.
Ndërkohë një lajm pozitiv vjen nga shtetit i Zvicrës, ku shqiptarët në bashkërendim me njëri tjetrin kanë bërë të mundur hapjen e një shkolle, e cila do t’u ndihmojë atyre dhe fëmijëve të tyre mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se do të hapet shkolla shqipe në Schonberg, në Kantonin e Fribourgut, shkruan Albinfo.ch.
Kjo shkollë është hapur të mërkurën, ndërsa lajmi është njoftuar nga LAPSH-ja. LAPSH fton prindërit që t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditën shqiptare.