TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth pasojave që mund të ketë Kosova, nëse nuk tërheq taksën prej ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina edhe pas kërkesë së SHBA-ve për shfuqizim të saj. Në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, Thaçi theksoi se në asnjë mënyrë nuk guxon të rrezikojë raportin me Amerikën për shkak të taksës.
Sipas tij, asnjë axhendë nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik mes të dyja vendeve.
“Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit. Dhe është jetike, përtej çdo politike ditore, bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm i miqësisë së thellë mes Kosovës dhe SHBA-së. Askush dhe asnjë agjendë tjetër nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra asnjë person dhe asnjë agjendë tjetër”, ka thënë Thaçi në intervistën për Radio Evropa e Lirë.