AKTUALITET, 31 Janar 2019, 20:29

Thaçi sfidon Berishën, e fton në debat televiziv për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi sfidon Berishën, e fton në debat televiziv për

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë i ftuar, sonte në orën 21:00, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në News24, përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

Presidenti i ka komunikuar autorit të emisionit, Ylli Rakipi, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet në puntatën e ardhshme të emisionit“Të Paekspozuarit”, me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka paraqitur një sërë argumentash kundër idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.

Berisha i është përgjigjur kësaj ftese negativisht, duke thënë se më parë pranon debat me Vuçiç, sesa me Thaçin.

LEXO: 

http://www.tpz.al/2019/01/31/berisha-nuk-e-pranon-sfiden-e-thacit-me-pare-dal-ne-debat-me-vucic-sesa-me-ty/

/TPZ.AL/