TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa humbur kohë, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Bledi Çuçin. Sipas procedurës, Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.
Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar Milva Ekonomin si ministre të Bujqësisë, e cila zëvendëson Bledi Çuçin. Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa i ka dekretuar menjëherë, duke mos u bërë kështu pengesë.
Ndryshimet në qeveri erdhën pas vrasjes së të riut Klodian Rasha mesnatën e 8 dhjetorit nga një efektiv policie. Ngjarja e rëndë solli dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.