AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 21:28

Denoncimi i Xhiseilës, Basha: I gjithë shteti përballe një jetimeje

Denoncimi i Xhiseilës, Basha: I gjithë shteti përballe një

Lideri i opozitës Lulzim Basha  i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, ka folur me tone të ashpra për situatën e fundit që ka ndodhur në Fushë Krujë, lidhur me përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit, Rrahman Rraja.

Kreu i PD-së Basha është shprehur se kjo që po ndodh me rastin e vajzës Xhensila Maloku është një këmbanë alarmi.

 "Në shoqërinë tonë por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla. Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë. Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që ti ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë një sh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë.

/TPZ.AL/