AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 08:18

82 mln euro investime për menaxhimin e plehrave, 90% e shumës shkojnë për koncesionet

82 mln euro investime për menaxhimin e plehrave, 90% e shumës

Qeveria ka planifikuar të investojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane rreth 11.2 miliardë lekë ose 82 milionë euro, por 74 milionë euro ose 90 për qind e shumës së përgjithshme do të shkojë për financimin e koncensioneve PPP, të kontraktuara për menaxhimin e plehrave në rrethin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Lista e detajuar me investimeve në fushën e plehrave është bërë publike nga ministria e Financave dhe investimet do të zgjasin deri pas vitit 2020.

Nga lista e investimeve 12 milionë lekë shkojnë për studimin dhe projektimin për mbylljen e venddepozitave ekzistuese të mbetjeve të ngurta në Durrës.

Gjithashtu një shumë prej 330 milionë lekësh do të përdoret për studimet e mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese në qytetet e Sarandës, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Perrenjasit dhe Himarës, Shkodrës.

Rreth 450 milionë lekë do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë dhe 170 milionë lekë të tjera për venddepozitimin e mbetjeve në Bushat të Shkodrës.

Por më shumë se 74 milionë euro janë programuar të financojnë tre koncensionet që do të përpunojnë plehrat nëpërmjet metodës me incenerim.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incenerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik.

Por pavarësisht rrezikut nga mbiinvestimet ne përpunimin e plehrave me PPP, qeveria është duke bërë pagesa për investime që ende nuk janë bërë në sektor.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Avancimi i punimeve në lidhje me impiantin që do të përpunojë mbetjet nëpërmjet metodës së djegies me incenerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin.

PROGRAMI I MENAXHIMIT TE MBETJEVE URBANE

11,271,131
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese te mbetjeve te ngurta Durres                                                         12,500
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese te mbetjeve te ngurta Sarande                                                          4,900
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese  te mbetjeve te ngurta Cerrik                                                          2,300
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese  te mbetjeve te ngurta Librazhd                                                          2,100
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese  te mbetjeve te ngurta Belsh                                                          1,600
 Studim projektim per mbylljen e venddepozitave ekzistuese  te mbetjeve te ngurta Perrenjas                                                          1,900
 Studim projektim per mbylljes se vendepozitave ekzistuese te mbetjeve te ngurta Himare                                                          4,000
 Ndertimi I vendepozitimit Bushat (faza II)                                                       170,700
 TVSH dhe takse doganore per projektin Administrimi i mbetjeve te ngurta ne juglindje te Shqiperise (Faza e II)                                                       115,883
 TVSH per Sistemii menaxhimit te mbetjeve te ngurta ne Qarkun e Vlores                                                       422,200
 Kosto Lokale per Sistemin e menaxhimit te mbetjeve te ngurta ne Qarkun Vlore                                                         20,000
 TVSH per Sistemin e Menaxhimit te Mbetjeve te Ngurta ne Qarkun e Beratit                                                         57,000
 Mbyllja e venddepozitimit ekzistues te Sarandes                                                         85,000
 Mbyllja e venddepozitimit ekzistues te Shkodres                                                       228,000
 detyrime per PPP                                                10,143,048