AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 09:04

VIDEO/ Banorët i larguan me dhunë, sot pas dy vitesh Unaza lindore e Tiranës ende një kantier, gazetari: Bravo shteti!

VIDEO/ Banorët i larguan me dhunë, sot pas dy vitesh Unaza lindore e


Ndërtimi i Unazës së Re në pjesën lindore prej dy vitesh ka ngelur në harresë.

Edhe pse dy vite më parë banorët që jetonin atje u larguan me forcë nga shteti me arsyen që do të ndërtohet rruga, sot aty ndodhet vetëm kantieri i rrugës. Kompania e cila ka marrë përsipër këtë aks të rëndësishëm, nuk ka ndërtuar as 100 metra rrugë.

“2 vite më parë, në shtator te 2017, policia, (qeveria), i kapi për leckash banorët e Shkozës që t’i hapte rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe.

Shtëpitë u prishen, banorët humbën gjithçka pa asnjë dëmshpërblim si dhe paguan gjobën 5 milion dhe më pas mbetën rrugëve.

Ndërkohë unaza ka mbetur në tako se nuk ka para. Bravo o shtet.”, shprehet gazatari Erion Skëndaj.