AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 09:10

Sot protesta e shtatë kombëtare e opozitës

Sot protesta e shtatë kombëtare e opozitës


Ditën e sotme në orën 19:00 opozita e bashkuar me në krye PD dhe LSI pritet të organizojë protestën e shtatë kombëtare.

Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por duhet theksuar se thirrjet e kreut të opozitës Lulzim Basha për largimin e Ramës sa nuk është vonë kanë qenë të shpeshta.

Risjellim në vëmendje se protesta e fundit e opozitës mbajtur në 25 maj 2019, u zhvillua e qetë dhe pa akte dhunë.

Ndërkombëtarët prej disa javësh kanë bërë thirrje që protestat të jenë demokratike dhe qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës.

Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje krerëve të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

Jo më larg se dje Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tashmë pritet turi në çdo qytet për të prezantuar platformën për "Bashkia që Duam”.