TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 90 banorë në fshatin Floq të Korçës e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të lëkundjeve të tërmetit i cili që prej ditës së djeshme ende vijon.
Përpos ditës së djeshme ku janë regjistruar 20 lëkundje me magnitudë 5.3 ballë, edhe ditën e sotme kanë vijuar lëkundjet.
Për ditën e sotme gjashtë lëkundjet me magnitudë 3.5 ballë janë regjistruar rreth orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.
Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 100 banesa, ndërsa katër persona u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut.