AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 16:47

Takim kundër terrorizmit, koordinim aksionesh midis tre policive

Takim kundër terrorizmit, koordinim aksionesh midis tre policive

Takimi tre palësh Shqipëri, Kosovë dhe Itali ndërmjet Drejtuesve të Strukturave Kundër Terrorizimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, për të këmbyer informacione dhe koordinuar aksionet.

Takimi u zhvillua në Tiranë në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet përkatëse, rajon e më gjerë me qëllim koordinimin e masave dhe forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste.

Palët diskutuan në nivel teknik për problematika të veçanta në ndjekje si dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit në nivel operacional dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ka të dhëna për veprimtari radikale/terroriste në të tre vendet.

Takimin e përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë.

TPZ.AL