TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bilanci i përmbytjeve tragjike të regjistruara në periferinë perëndimore të Athinës u përshkallëzua sot në nëntëmbëdhjetë të vdekur, pas identifikimit të tre trupave të tjerë, bëhet e ditur nga autoritetet.
Deri të premten në mbrëmje, bilanci i përmbytjeve ishte 13 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.
“Trupat e tre burrave të zbuluar të shtunën, të moshës 28, 58 dhe 35 vjeç u identifikuan nga të afërmit e tyre. Ne po vijojmë ende kërkimet për të paktën tre persona që rezultojnë të zhdukur”, tha për median, Nikos Papaefstathiou, drejtor i shërbimit të qendrës kombëtare operacionale të shëndetësisë.
Dy nga tre viktimat u gjetën nga policia portuale në Gjirin Eleusis, në afërsi të Mandras, një nga tre lokalitet, të prekura nga këto përmbytje të njëpasnjëshme dhe shirave të rrëmbyeshme.
Në Mandra gjithashtu, ekuipet e shpëtimit zbuluan mes baltës trupin e një personi.
Dëshpërimi dhe zhgënjimi kanë zënë vend tek banorët e Mandras dhe të Nea Peramos, ku të paktën 2 500 shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar plotësisht, sipas autoriteteve lokale./