TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një dalje për mediat deputetja demokrate Albana Vokshi është shprehur se check-up është një nga reformat më të dështuara të qeverisë Rama.
Vokshi ka deklaruar se konçensioni për check-up është një kontratë zhvatje sipas saj me Vilma Nushin. Kjo kontratë tha Vokshit është korruptive dhe abuzive për xhepat e shqiptarëve. Vokshi deklaroi më tej se kallzimi penal në ndaj këtij konçensioni ndodhet prej një viti në Prokurori sipas saj për vjedhjen më të madhe që ju është bërë shqiptarëve.
“Koncesioni i kontrollit shëndetësor për të cilën Rama krenohet më shumë, është faktuar si koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar, ose si prova se çfarë shteti po ndërton Rama. Check-up është më i dështuar se vetëm 26% e shqiptarëve që e përfitojnë atë. 1.7 mln euro në 2015, 2.3 mln euro në 2016, 4 mln euro për një shërbim të padhënë është provë se Check-up nuk është falas si thotë Rama, por është kthyer në një shërbim shumë herë më të shtrenjtë. Sipas kontratës kjo do të paguhet 7 mln euro dhe sikur chek-up-in ta kryejë një njeri i vetëm,” tha ajo.