TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Luftëtarit, përmes një deklarate të publikuar në “Facebook” kërkon mosdënimin e tifozëve që shkaktuan incidentin me gjyqtarin Blerim Ziri, menjëherë pas humbjes 3-2 me Luftëtarin.
Deklarata e plotë
“K.F Luftëtari, pas shoqërimit në komisariat të 5 tifozëve të skuadrës sonë, deklaron me forcë se tifozët duhet të mos përballen me asnjë pasojë në lidhje me atë çka ndodhi në përfundim te takimit Luftëtari-Teuta. Me anë të kësaj deklarate, Luftëtari bën me dije se në çdo hap do të mbështetë tifozët e tij. Ne asnjë çast ne nuk jemi pro dhunës, por ajo qe ndodhi te mërkurën ne Gjirokastër provokoi një reagim qe nuk është pare kurrë ne qytet. Blerim Ziri dhe shpurë e tij sajuan atë arbitrim qe provokoi një qytet te tere. Luftëtari bën me dije se ka gati një dosje me fakte lidhur me veprimet e arbitrit Ziri një dite para dhe ditën e ndeshjes. Dosja tashmë do të depozitohet në prokurori me shpresën se do ti thuhet mjaft "kadinjve" të tipit Blerim Ziri dhe zyrtarëve qe i mbështesin ata”.