AKTUALITET, 12 Mars 2019, 14:30

50 vjeçari vdiq në punë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

50 vjeçari vdiq në punë, arrestohet drejtuesi teknik i

Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi në Patos, pasi një ditë më parë në këtë firmë humbi jetën një punëtor 50 vjeç. Uniformat blu informojnë se arrestimi i zyrtarit është bërë pas aksidentit me një të vdekur, të ndodhur dje.

"Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit: N.D, 59 vjeç, banues në Patos, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi (e cila riparonte parkun e automjeteve në qendrën e prodhimit të naftës në Kuçovë).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.03.2019, punonjësi i kësaj firme u rrëzua nga një lartësi dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal", thuhet në njoftim.