TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohet dosja "Babale", ka thënë se në Shqipëri është bërë praktikë që të hetohet gjithmonë denoncuesi i ngjarjeve të korrupsionit dhe krimit dhe jo vetë krimineli.
"U bë katër apo pesë herë, që ndodhin ngjarje dhe të gjithë ndjekin denoncuesin dhe nuk ndjekin kriminelin. Del Zagani thotë Habilajt dhe Tahiri, por futet në burg Zagani. Del Nuhu dhe pastaj kryeministri Rama deklaron se do e ndjekë këmba këmbës atë horr. Në të gjitha rastet, ndiqet ai që bën denoncimin, jo krimineli që ka bërë krimin. Kjo është gjëja që duhet të na trembë."
/TPZ.AL/