AKTUALITET, 19 Janar 2018, 13:09

Denoncimi i Bashkim Finos: PD presion mbi gjykatën për mosregjistrimin e shoqatave

Denoncimi i Bashkim Finos: PD presion mbi gjykatën për mosregjistrimin

​Kandidati për kreun e kreun e FSHFS-së, Bashkim Fino ka reaguar në lidhje me një skandal që ka prekur së fundmi federatën, për ekzistencën e qindra shoqatave që nuk kanë qenë të regjistruara në gjykatë.

Në një status të fundit në profilin e tij Fino u kërkon partive politike që të heqin dorë nga shantazhet në gjykata që këto shoqata të regjistrohen sa më shpejt. Deri tani janë 12 shoqata të paregjistruara.

Reagimi

Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.