TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I përmenduri po udhëtonte me makinën e tij “Mazda” nga Amsterdami drejt Paderbornit, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë, ai kishte deklaruar se në Holandë kishte qëndruar vetëm tri ditë, ku kishte shkuar si turist dhe për të vizituar një kushëri.
Ajo që u ra në sy policëve ishte fakti se personi në fjalë nuk kishte fare bagazh me vete.
Me rastin e kontrollimit të mëtejmë, policët gjetën në pjesën e mbrapme të ulëses së shoferit një paketë kartoni për qesen e fshesës elektrike (pluhurthithëses). Në të ishte vendosur një sasi kokaine pre 1.12 kg. I arrestuari i është dorëzuar sektorit të ndjekjes të Zyrës Doganore në Essen.
Vlera e shitjes në rrugë e sasisë së kapur të drogës është rreth 77 mijë euro.