Leo Mesi nuk mori pjesë në stërvitjen që ekipi i tij zhvilloi përpara ndeshjes me Laipcig. Argjentinasi pritet të mungojë në transfertën ndaj gjermanëve, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Me përjashtim të ndonjë surprize, sulmuesi nuk do të udhëtojë me ekipin, 34-vjeçari ndjen një shqetësim në gju dhe nuk zhvilloi dot stërvitje me ekipin. Duhet pritur ende ndonjë njoftim nga klubi për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.
‘Pleshti’ deri më tani nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në kampionat, në pesë ndeshje të luajtura. Argjentinasi ka realizuar vetëm tre gola në Ligën e Kampioneve.