SPORT, 31 Tetor 2021, 19:35

Atletico e Madridit mposht thellë Betisin dhe i afrohet kreut

Atletico e Madridit mposht thellë Betisin dhe i afrohet kreut

Atletico e Madridit shkatërron 3-0 Betisin, një rival i drejtpërdrejtë për pjesën e sipërme të renditjes. “Los Colchoneros” nuk e vunë në asnjë moment në diskutim suksesin ndaj andaluzianëve, të cilët i ndëshkuan me gol që në minutën e 26-të me Carrascon.

Në fillim të pjesës së dytë, Hermosos iu anulua një gol nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje, gjithsesi goli i epërsisë së dyfishtë nuk vonoi shumë, me Pezzellan që devijoi në mënyrë të pavullnetshme drejt portës së tij.

10 minuta para fundit të kohës së rregullt erdhi edhe goli i tretë i realizuar nga Joao Felix, pas bashkëpunimit që portugezi pati me Carrascon.

Më këtë sukses, skuadra e Simeones lë pas në renditje pikërisht Betisin, por ka tri skuadra mbi vete në klasifikim me dy pikë më shumë, Realin, Sevillan dhe Real Sociedadin (24).