TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhanluka Mançini, mbrojtësi i Romës, ka shpjeguar se situata e sotme në ndeshjen ndaj Milanit, kishte lënë të pakënaqur verdhekuqtë pasi vendimet që ishin marrë nga gjyqtari dhe nga VAR ishin të pakuptimta.
Pas sfidës ai theksoi se çfarë ishte parë në këtë duel, dukej më shumë si tallje nga gjyqtarët me mundin e futbollistëve.
“Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj dikujt. Gjyqtarët mund të gabojnë, por për mua është një tallje. Sidomos sa i përket penalltisë së Pelegrinit. Unë përshkruhem si problematik, por me edukatë shkova ta pyes gjyqtarin se çfarë kishte parë.
Nëse të thërret VAR, me shumë mundësi ka një gabim.
Ata ndihmohen nga 4-5 gjyqtarë, tani nuk janë as në “Olimpiko”, por në një zonë tjetër, me qetësinë më të madhe në botë.
Për mua është një përplasje normale mes dy kafshësh, Ibra nuk godet, nuk ka mundësi të shënojë gol. Te penalltia e Pelegrinit nuk kam thënë asgjë, Kjaer nuk gjen topin, por vetëm pulpën dhe e godet. Kjo më duket tallje.
Na thonë që të kemi kujdes ndaj prekjeve me dorë dhe tani ne mbrojtësit dukemi si pinguinë. Ai i Ibanez me Ibrahimoviç është një kontakt krejt normal, nëse vërshëllejmë çdo gjë, atëherë nuk është më futboll”, tha Mançini.