SPORT, 1 Nëntor 2021, 16:08

Conte me avion privat drejt Londrës, nesër zbret në fushë me Tottenham

Conte me avion privat drejt Londrës, nesër zbret në fushë me

Tottenham Hotspur ka zgjedhur Antonio Conten për të zëvendësuar Nuno Espiritu Santo. Drejtuesit e klubit londinez janë në bisedime të avancuara më trajnerin puljez, i cili ka mbërritur në Londër me avion për të mbyllur marrëveshjen.

Fabio Paratici, prej kohësh ka bërë presion për trajnerin me të cilin ka punuar dhe ka fituar shumë tek Juveja. Orët e fundit ka pasur një tjetër bisedë, pas kontakteve të ndërprera papritur verën e kaluar, por këtë herë ish-trajneri i Interit është gati të pranojë ofertën.

Conte dëshiron të kthehet në punë në fushë pas një periudhe pasiviteti. Kontrata do të jetë një sezon e gjysmë, me pagë 15 milionë euro në vit.

“Unë e di se sa shumë Nuno dhe stafi i tij stërvitor donin të ishin të suksesshëm dhe më vjen keq që duhej të merrnim këtë vendim. Nuno – komentoi CEO i Tottenhamit, Fabio Paratici – është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne dëshirojmë ta falënderojmë ate dhe stafin e tij, dhe i uroj gjithë të mirat në të ardhmen”.

Këtë të martë, trajneri nga Salento duhet të drejtojë seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i “Spurs”-ave.