TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali i Igli Tares, Etienne Tare, po vazhdon në gjurmët e të atit. Gjithmonë duke u aktivizuar me të rinjtë e Lacios dhe duke dhënë kontributin e tij.
Jo pak kohë të vështira ka kaluar Etienne, që sulmohet nga tifozët sa herë që skuadra nuk është mirë.
Madje edhe kur ekipi i parë merr rezultate negative, mbështetësit e Lacios zgjedhin që të sulmojnë Etienne në rrjetet e tij sociale, për shkakun e të atit.
Pavarësisht këtij presioni të madh, Tarepo tregon të gjitha vlerat që zotëron. Në ditën e djeshme 18-vjeçari ka shënuar në fitoren e thellë të Lacios ndaj Askolit për Primavera 2, 1-4.
Menjëherë pasi tundi rrjetën, Tare zgjodhi që të festonte me shqiponjë.